Bota

Aleati i Putin, Xi Jinping pritet të takohet me Zelenskyy-n javën e ardhshme, përballja e parë që nga fillimi i luftës

Rusia mbështetet te Kina për të blerë naftë dhe gaz që nuk mund t'i shesë më në Evropë.

13 Mars 2023, 14:08 Nga a.l
Aleati i Putin, Xi Jinping pritet të takohet me Zelenskyy-n javën e
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping i cili më herët ka shprehur hapur qëndrimet e tij për luftën në Ukrainë duke u shfaqur si aleat i presidentit rus Vladimir Putin, pritet të zhvillojë javën e ardhshme një takim me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përballja e parë që nga fillimi i luftës.

Mediat e huaja raportojnë se Xi mund të vizitojë Moskën javën e ardhshme, një udhëtim më herët se sa pritej në përgjigje të një ftese të gjatë nga Presidenti Vladimir Putin. Ministria e Jashtme kineze nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Zyra e presidentit të Ukrainës gjithashtu refuzoi të përgjigjej dhe të jepte detaje. 

"Si rregull, njoftimet e vizitave zyrtare të huaja koordinohen në mënyrë sinkronike me marrëveshje të ndërsjellë të palëve. Kur të ketë një gatishmëri të tillë, do t’ju ​​njoftojmë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. 

Një vizitë e Xi në Rusi do të ishte një ngjarje e madhe për Putinin, i cili e portretizon luftën në Ukrainë si një konflikt me fuqinë e kombinuar të Perëndimit dhe ka folur shpesh për planet e tij për të pritur Xi në muajt e ardhshëm. Rusia mbështetet te Kina për të blerë naftë dhe gaz që nuk mund t'i shesë më në Evropë.

xi jinping volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll