Bota

Gara e fortë për zgjedhjet presidenciale në Turqi/ SONDAZHET e reja, Erdogan përballë Kiliçdaroglu, kush kryeson deri tani?

Blloku opozitar, i quajtur Aleanca e Kombit, kryeson garën parlamentare, të paktën gjashtë pikë përpara Partisë AK (AKP) të Erdoganit dhe aleatëve të saj. 

13 Mars 2023, 12:58 Nga a.l
Gara e fortë për zgjedhjet presidenciale në Turqi/ SONDAZHET e
Kemal Kilicdaroglu dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Publikohen sondazhet e reja për zgjedhjet Presidenciale në Turqi. Deri më tani sondazhet tregojnë se kandidati për zgjedhjet presidenciale në Turqi, Kemal Kilicdaroglu është në avantazh me 10 pikë përqindje ndaj presidentit aktual, Rexhep Tajip Erdogan, përpara zgjedhjeve të 14 majit që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në vend, shkruan Reuters. 

Kilicdaroglu kryeson kundër Erdoganit me 55.6% mbështetje ndërsa presidenti, 44.4%. Blloku opozitar, i quajtur Aleanca e Kombit, kryeson garën parlamentare, të paktën gjashtë pikë përpara Partisë AK (AKP) të Erdoganit dhe aleatëve të saj. 

Deri tani në garë janë dy kandidatë Rexhep Tayip Erdogan i cili kërkon një mandat tjetër në krye të shtetit turk si dhe Kemal Killiçdaroglu nga opozita. Ky i fundit, kryetar i partisë Republikane doli kandidat i përbashkët i koalicionit të 6 partive opozitare. Në vend diskutohet çështja nëse Erdogan mund të rikandidojë në këto zgjedhje, kjo pasi kushtetua e lejon një president që të garojë vetëm dy herë. Por, pavarsisht kësaj situate duket se Erdogan nuk tërhiqet dhe do të kërkojë sërish votën nga qytetarët.

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll