Bota

Shtohen tensionet për Kinën/ Britania e Madhe rrit eksportet e nëndetësve drejt Tajvanit

Britania e Madhe ka rritur eksportet e nëndetësve në drejtim të Tajvanit, një veprim që mund të zemërojë Kinën, e cila ka pretendime territoriale ndaj ishullit vetëqeverisës.

13 Mars 2023, 09:52 Nga a.l
Shtohen tensionet për Kinën/ Britania e Madhe rrit eksportet e
Eksport i nëndetseve

KINË- Britania e Madhe ka rritur eksportet e nëndetësve në drejtim të Tajvanit, një veprim që mund të zemërojë Kinën, e cila ka pretendime territoriale ndaj ishullit vetëqeverisës.

Vlera e licencave të dhëna nga qeveria britanike për kompanitë për eksportin e komponentëve dhe teknologjisë së nëndetëseve në Tajvan arriti një rekord prej 167 milionë paund gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës, të njohur si politika e një Kine dhe kundërshton fuqishëm ndërhyrjen e perceptuar të huaj në ishull, duke besuar se ai është mbështetje për dëshirën e Tajvanit për t’u njohur si vendi i tij.

 

tensionet kine-taiwan

Sondazh

Poll