Bota

Takimi në Ohër/ Raportuesja për Kosovën në PE: Hap i madh drejt integrimit për të dyja vendet

Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 mars në Ohër.

13 Mars 2023, 10:33 Nga a.l
Takimi në Ohër/ Raportuesja për Kosovën në PE: Hap i
Viola Von Cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me çështjen e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimet maratonë mes palvë dhe zyrtarëve të BE-së në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. I radhës do të mbahet më datë 18 mars në Ohër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit në BE për të dy vendet.

"Shpresojmë shumë që në fund të javës së ardhshme në #Ohër t'i shohim të dyja nënshkrimet dhe nën marrëveshjen, ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit për të dyja vendet", tha ajo. 

Takimi më 18 Mars në Ohër i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e BE-së do të jetë vendimtar për planin e propozuar nga BE me 11 nene për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë takim pritet që palët të nënshkruajnë planin e propozuar nga BE. 

viola von cramon

Sondazh

Poll