Bota

Presidenti i Kinës planifikon një vizitë në Rusi javën e ardhshme

Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në kryeqytetin rus, Moskë, për të takuar homologun e tij, Vladimir Putin, javën e ardhshme. 

13 Mars 2023, 09:22 Nga a.l
Presidenti i Kinës planifikon një vizitë në Rusi javën
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

RUSI-  Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në kryeqytetin rus, Moskë, për të takuar homologun e tij, Vladimir Putin, javën e ardhshme. 

Ministria e Jashtme e Kinës nuk iu përgjigj kërkesës për koment dhe Kremlini nuk pranoi të komentonte lidhur me takimin e planifikuar,  shkruajnë mediat e huaja. Nuk dihen ende detaje lidhur me njoftimin e bërë apo axhendën e vizitës dhe takimeve në Moskë të kreut të shtetit të Kinës. Burimet e informuara për këtë çështje nuk pranuan të identifikoheshin duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll