Bota

Lufta në Ukrainë/ Importet evropiane të armëve dyfishohen në vitin 2022

Ukraina ishte deri vitin e kaluar një importues i papërfillshëm i armëve. Por në vitin 2022 ajo u bë shumë shpejt destinacioni i tretë më i madh i armëve në botë, pas Katarit dhe Indisë, pasi vendet perëndimore dërguan armë pas pushtimit të Rusisë.

13 Mars 2023, 09:13 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Importet evropiane të armëve dyfishohen
Armë e granata

UKRAINË- Importet e armëve në Evropë u dyfishuan në vitin 2022, të nxitura nga dërgesat masive në Ukrainë, e cila është bërë destinacioni i tretë më i madh në botë. Në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqed në Stokholm theksohet se me një rritje prej 93 për qind krahasuar me një vit më parë, importet janë rritur gjithashtu për shkak të përshpejtimit të shpenzimeve ushtarake nga shtetet evropiane, përfshirë Poloninë dhe Norvegjinë, shkruan France24. 

Dhe norma e importeve pritet të përshpejtohet më tej.

"Pushtimi ka shkaktuar me të vërtetë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për armë në Evropë, e cila do të ketë efekt të mëtejshëm dhe ka shumë të ngjarë të çojë në rritjen e importeve të armëve nga shtetet evropiane," tha Pieter ëezeman, një studiues i lartë në SIPRI.

Ukraina ishte deri vitin e kaluar një importues i papërfillshëm i armëve. Por në vitin 2022 ajo u bë shumë shpejt destinacioni i tretë më i madh i armëve në botë, pas Katarit dhe Indisë, pasi vendet perëndimore dërguan armë pas pushtimit të Rusisë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll