Bota

Çekia ngrihet në protesta kundër varfërisë, qytetarët: Të ndërpritet ndihma për Ukrainën

Në fund të demonstratës një pjesë e protestuesve depërtoi në godinën e muzeut kombëtar në sheshin Wenzelsplatzes. Me brohorima protestuesit kërkonin që ta zëvendësonin flamurin ukrainas të vendosur në këtë godinë me atë çek.

13 Mars 2023, 09:36 Nga F.M
Çekia ngrihet në protesta kundër varfërisë,
Protesta në Çeki

ÇEKI- Çekia është ngritur në protesta. Mijëra qytetarë protestuan në sheshin e Pragës ëenzelsplatz nën sloganin "Çekia kundër varfërisë". Ata valëvitën flamuj dhe bënë thirrje për tërheqjen e qeverisë liberal-konservatore. Kabinetin qeverisës të kryeministrit Petr Fiala ata e akuzojnë se nuk ka ndërmarrë masa sa duhet kundër rritjes së çmimeve në vend. Demonstruesit kritikuan edhe NATO-n si dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Aksioni i protestave u organizua nga partia e re jashtë parlamentit PRO.

"Ne jemi mbledhur për t'u pozicionuar kundër varfërisë", tha kryetari i saj, Jindrich Rajchl.

Ai tha, se dëshiron një qeveri, e cila të "kujdeset në radhë të parë për qytetarët çek".

Në fund të demonstratës një pjesë e protestuesve depërtoi në godinën e muzeut kombëtar në sheshin ëenzelsplatzes. Me brohorima protestuesit kërkonin që ta zëvendësonin flamurin ukrainas të vendosur në këtë godinë me atë çek.

protesta ne ceki

Sondazh

Poll