Bota

'Siguria është themeli i zhvillimit'/ Thirrja e presidentit kinez: Ushtria e shtetit të bëhet “mur i fortë çeliku”

Duke folur për herë të parë në mandatin e tij të tretë si kreu i shtetit, Xi i bëri thirrje Kinës që të rrisë aftësinë e saj për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të menaxhuar sigurinë publike.

13 Mars 2023, 09:27 Nga a.l
'Siguria është themeli i zhvillimit'/ Thirrja e presidentit
Xi Jinping

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje se Kina duhet të modernizojë ushtrinë e saj për ta bërë atë një "Mur të madh çeliku". Duke folur për herë të parë në mandatin e tij të tretë si kreu i shtetit, Xi i bëri thirrje Kinës që të rrisë aftësinë e saj për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të menaxhuar sigurinë publike.

"Siguria është themeli i zhvillimit, stabiliteti është parakusht për prosperitet," tha ai në mbylljen e seancës vjetore të parlamentit.

Siç raportojnë mediat e huaja, Partia Komuniste në pushtet pritet të forcojë mbikëqyrjen e partisë mbi çështjet e sigurisë. Kjo vjen pasi Xi zëvendësoi zyrtarët e lartë të sigurisë me aleatët e tij të besuar. Xi tha se Kina duhet të kundërshtojë aktivitetet pro-pavarësisë dhe shkëputjes në ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si të sajën. Ai tha se duhet të kundërshtojë gjithashtu ndërhyrjen e forcave të jashtme. Kreu i shtetit tha se Kina duhet të arrijë vetëbesim dhe forcë më të madhe në shkencë dhe teknologji - pasi SHBA bllokoi aksesin e saj në pajisjet e prodhimit të çipave dhe teknologjive të tjera të fundit.

xi jinping

Sondazh

Poll