Bota

Terror në Meksikë/ Një grup i armatosur hap zjarr në një lokal me klientë, vriten 10 persona, 5 të plagosur

Sulmi ndodhi pas orës 23:00 me orën lokale të së shtunës (5 pasdite GMT) më konkretisht në lokalin "El Estadio". 

13 Mars 2023, 09:05 Nga a.l
Terror në Meksikë/ Një grup i armatosur hap zjarr në
Sulm në Meksikë

SPANJË- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Meksikën qendrore. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë dhe 5 të tjerë të plagsour. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në Guanajuato, ku siç raportojnë mediat e huaja, një grup burrash të armatosur kanë hyrë brenda lokalit ku kishte klientë dhe kanë hapur zjarr.

Sulmi ndodhi pas orës 23:00 me orën lokale të së shtunës (5 pasdite GMT) më konkretisht në lokalin "El Estadio". 

Numri aktual i të vdekurve është shtatë burra dhe tre gra.  Guanajuato, një rajon industrial i begatë dhe shtëpia e disa prej destinacioneve turistike më të njohura të Meksikës, është bërë shteti më i përgjakshëm i vendit. Dy kartele, Santa Rosa de Lima dhe Jalisco Nueva Generacion, po zhvillojnë luftëra vdekjeprurëse në terren. Ata janë të përfshirë në trafik droge.

sulm ne meksike

Sondazh

Poll