Bota

Mbajti anën e protestuesve/ Kryeministri i Gjeorgjisë thirrje Zelenskyy-t: Mos ndërhy në situatën politike të vendit tonë

Zelensky falënderoi protestuesit për valëvitjen e flamurit ukrainas, duke thënë se tregonte respekt dhe i uroi vendit një “sukses demokratik".

13 Mars 2023, 08:53 Nga a.l
Mbajti anën e protestuesve/ Kryeministri i Gjeorgjisë thirrje
Irakli Garibashvili

GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy që të mos ndërhyjë në situatën politike në Gjeorgji, pas një valë protestash që goditi vendin javën e kaluar.

Gjatë protestave kundër një ligji për “agjentët e huaj” që kritikët thanë se sinjalizonte një ndryshim autoritar në Gjeorgji, Zelensky falënderoi protestuesit për valëvitjen e flamurit ukrainas, duke thënë se tregonte respekt dhe i uroi vendit një “sukses demokratik “, shkruan Reuters.

Parlamenti gjeorgjian hodhi poshtë të premten projektligjin, për të cilin kundërshtarët thanë se ishte frymëzuar nga një ligj rus i vitit 2012, i cili është përdorur gjerësisht për të goditur disidencën gjatë dekadës së fundit dhe që kërcënonte përpjekjen e Gjeorgjisë për lidhje më të ngushta me Evropën.

irakli garibashvili

Sondazh

Poll