Bota

Tërmeti apokaliptik në Turqi/ Erdogan: Numri i viktimave ka arritur në 48 mijë, më shumë se 115 mijë të plagosur

Sipas kreut të shtetit turk, autoritetet mobilizuan të gjitha forcat në dispozicion për të pastruar rrënojat pas tërmetit, pavarësisht motit të ftohtë dhe rrugëve të shkatërruara.

13 Mars 2023, 08:40 Nga a.l
Tërmeti apokaliptik në Turqi/ Erdogan: Numri i viktimave ka arritur
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë një vizite në provincën Hatay, një nga zonat më të prekura nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi ka deklaruar se të paktën 48  mijë njerëz humbën jetën si pasojë e tërmetit shkatërrues në shkurt. 

Numri i të vdekurve është 48,000, më shumë se 115,000 njerëz u plagosën. Rreth 50,000 ndërtesa u shkatërruan. Megjithatë, asnjë vend nuk mund të reagonte kaq shpejt ndaj një fatkeqësie kaq të madhe”, theksoi ai.

Sipas kreut të shtetit turk, autoritetet mobilizuan të gjitha forcat në dispozicion për të pastruar rrënojat pas tërmetit, pavarësisht motit të ftohtë dhe rrugëve të shkatërruara, shkruan TRT.

"100 vedne na kanë dërguar ndihmë, duke punësuar shpëtimtarë. Unë u jam shumë mirënjohës atyre”, tha Erdogan.

Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditën provincën e Kahramanmaras në Turqi, e cila ndodhet në juglindje të vendit. Dy tërmetet më të forta të ndjekura nga mijëra pasgoditje u ndjenë në njëmbëdhjetë provinca, si dhe në vendet fqinje, kryesisht në Siri.

termet ne turqi

Sondazh

Poll