Aktualitet

Ngritja e organeve të drejtësisë, Gent Ibrahimi raporton nesër në Kuvend

23 Shtator 2019, 10:13 Nga DOSJA
Ngritja e organeve të drejtësisë, Gent Ibrahimi raporton

Tiranë- Ditën  e nesërme, Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së do të raportojë  para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Mësohet se Ibrahimi do të raportojë për punën që po bëhet për ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Seanca dëgjimore do të zhvillohet nesër në orën 13:00. Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, profesionistë në fushën e të drejtës, që zgjidhen nga Kuvendi, dhe ka objekt të veprimtarisë së tij monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi ibrahimi raporton në kuvend gent ibrahimi ibrahimi raporton në kuvend

Sondazh

Poll