Bota

Ministri boshnjak: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të përmirësonte marrëdhëniet në Ballkan

Gjatë një vizite në Shkup, ministri tha se Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për të dy vendet.

12 Mars 2023, 20:39 Nga k.m.
Ministri boshnjak: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të
Nenad Neshiç

SARAJEVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiç deklaroi se arritja e shpejtë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të relaksonte marrëdhëniet e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një vizite në Shkup, ministri tha se Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për të dy vendet.

“Ne na duhet paqe, paqja nuk ka alternativë, neve na duhet të gjithëve të jemi në Bashkimin Evropian dhe të kemi kontakt me të gjitha vendet e rajonit, të shohim përkushtim drejt Bashkimit Evropian. Por që të shoqërohemi në Bashkimin Evropian, ne duhet të kemi siguri, stabilitet. Po e them edhe një herë, paqja nuk ka alternativë,”- tha ai.

 

nenad neshic

Sondazh

Poll