Bota

Shtëpia e Bardhë: Asnjë marrëveshje me Teheranin për shkëmbimin e të burgosurve

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mohoi sot deklaratat iraniane se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish, por theksoi angazhimin e SHBA për të siguruar lirimin e amerikanëve të mbajtur në Iran.

12 Mars 2023, 17:30 Nga a.l
Shtëpia e Bardhë: Asnjë marrëveshje me Teheranin për
Shtëpia e Bardhë

SHBA-  Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mohoi sot deklaratat iraniane se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish, por theksoi angazhimin e SHBA për të siguruar lirimin e amerikanëve të mbajtur në Iran, shkruajnë mediat e huaja. 

"Pretendimet e zyrtarëve iranianë se ne kemi arritur një marrëveshje për të liruar qytetarët amerikanë të ndaluar gabimisht në Iran janë të pavërteta. Për fat të keq, zyrtarët iranianë nuk humbën kohë duke shpikur një histori dhe pretendimi i tyre i fundit brutal do të shkaktojë më shumë dhimbje për familjet e Shiamak Namazi, Emad Sarji dhe Morad Tahbaz," tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar qytetarëve iranianë dhe amerikanë.

 

 

shtepia e bardhe

Sondazh

Poll