Bota

Producentja në RTV akuzon publikisht Rambo Amadeus: Tentoi të abuzonte seksual gjatë regjistrimit të emisionit (Ja çfarë postoi në Instagram)

Siç mund të konstatohet nga postimet në rrjetet sociale, rasti i pretenduar i abuzimit seksual, për të cilin asnjë organ zyrtar i Malit të Zi nuk ka njoftuar deri në momentin e publikimit të këtij teksti, dyshohet se ka ndodhur në Herceg Novi, ku ka qenë ekuipazhi i RTV-së së Malit të Zi.

12 Mars 2023, 18:06 Nga k.m.
Producentja në RTV akuzon publikisht Rambo Amadeus: Tentoi të abuzonte
Rambo Amadeus, producentja Lejla Kashiç me ekipin që xhiron emisionin "Dnevnica"

MAL I ZI- Lejla Kashiç, producente e emisionit “Ditari” në Radiotelevizionin e Malit të Zi, ka akuzuar publikisht për abuzim seksual përmes Instagramit muzikantin malazez Antoni Pushiç, i njohur më mirë si Rambo Amadeus.

"Dje, gjatë xhirimeve të episodit "Ditari", përjetova ngacmim seksual nga mysafiri ynë, një intelektual i madh, figurë e njohur dhe me ndikim rajonal, Ambasadori i Vullnetit të Mirë të UNICEF-it,"- pohoi ajo. E po ashtu lajmëroi se rastin e ka raportuar UNICEF-in dhe se është në pritje të reagimit të tyre zyrtar dhe se “do të njoftohen edhe organet kompetente”.

Siç mund të konstatohet nga postimet në rrjetet sociale, rasti i pretenduar i abuzimit seksual, për të cilin asnjë organ zyrtar i Malit të Zi nuk ka njoftuar deri në momentin e publikimit të këtij teksti, dyshohet se ka ndodhur në Herceg Novi, ku ka qenë ekuipazhi i RTV-së së Malit të Zi.

Në faqen zyrtare të emisionit “Dnevnica” në Facebook një ditë më parë janë publikuar dy fotografi, njëra tregon vetëm Rambo Amadeus, dhe tjetra tregon të gjithë ekipin duke buzëqeshur, duke përfshirë Rambo Amadeus dhe producenten Lejla Kashiç. Pasi Lejla Kashiq ka hedhur akuza të rënda ndaj Rambo Amadeus, gazetarët e “Blic” kanë tentuar të kontaktojnë me të, por ai nuk i është përgjigjur.

PJESË NGA DENONCIMI më Instagram i Lejla Kashiç:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lejla Kašić (@lejlakasic)

Kjo është e papranueshme. Sigurisht që më quajtën të çmendur dhe budallaqe. Pas konfliktit verbal dhe përfundimit të gjithçkaje, mora një mesazh që ishte vetëm një tentativë manipulimi, në të cilin ai thotë se kam marrë përshtypjen e gabuar nga ai se mund të jemi miq të mirë. U ndjeva konfuze, e pafuqishme dhe e pambrojtur. Pastaj e gjitha u kthye në zemërim dhe inat. Në fund, neveri dhe një krizë nervore.

lejla kashic rambo amadeus

Sondazh

Poll