Bota

Përmbysen dy varka në Kaliforni, humbin jetën 8 persona

Një grua, e cila thuhet se ishte në njërën nga varkat dhe tregoi se kishte udhëtuar nga Meksika, telefonoi 911 për të raportuar ngjarjen. 

12 Mars 2023, 17:50 Nga a.l
Përmbysen dy varka në Kaliforni, humbin jetën 8 persona
Përmbyset varka në Kaliforni

SHBA- Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi dy varka u përmbysën pranë plazhit Blacks në Kaliforni. Mediat e huaja raportojnë se, anijet besohej se ishin 'varka kontrabande'. Departamenti i Shpëtimit nga Zjarri i San Diegos tha se iu përgjigj një telefonate në orën 23:30 të mbrëmjes së kaluar në plazh në kontenë San Diego.

Dy varkat panga (skaf) u panë të përmbysura në ujë. Një grua, e cila thuhet se ishte në njërën nga varkat dhe tregoi se kishte udhëtuar nga Meksika, telefonoi 911 për të raportuar ngjarjen. 

Oficerja e policisë Sarah Foster tha se gruaja u tha dispeçerëve se nëntë ose 10 persona mund të ishin në ujë nga anija që u përmbys. Sipas telefonuesit, tetë persona që udhëtonin në varkën ku ajo ishte, kishin arritur në breg. Ajo tregoi se, policia dhe rojet e shpëtimit u përgjigjën dhe Patrulla Kufitare u njoftua për thirrjen. Dy helikopterë u dërguan për të kërkuar viktimat, por SDFD tha se kushtet atmosferike ishin të pafavorshme. 

permbyset varka ne shba

Sondazh

Poll