Bota

Pas bisedimeve me Osmanin dhe Kurtin/ Dendias takohet edhe me Gërvallën, flasin për dialogun

Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes ministrit të Jashtëm grek Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

12 Mars 2023, 17:42 Nga a.l
Pas bisedimeve me Osmanin dhe Kurtin/ Dendias takohet edhe me
Nikos Dendias Donika Gërvalla

KOSOVË- Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes ministrit të Jashtëm grek Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Kështu ka njoftuar kryediplomati grek përmes Twitterit.

Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

 

 

jorn rohde

Sondazh

Poll