Bota

Përplasje me armë zjarri pranë një poste, forcat ushtarake izraelite vrasin me armë tre palestinezë

Ushtria izraelite bëri të ditur se një grup personash të armatosur hapën zjarr ndaj një poste ushtarake pranë kryqëzimit Huwara-Jit, pranë Nablus, një zonë që ka parë dhunë të përsëritur midis palestinezëve dhe forcave izraelite.

12 Mars 2023, 17:26 Nga a.l
Përplasje me armë zjarri pranë një poste, forcat ushtarake
Forcat Izraelite

IZRAEL-  Forcat ushtarake izraelite kanw vrarw me armw tre persona të armatosur palestinezë që sulmuan një postë të tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi vdekjet pranë qytetit të Nablusit në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, shkruan Reuters.

Ushtria izraelite bëri të ditur se një grup personash të armatosur hapën zjarr ndaj një poste ushtarake pranë kryqëzimit Huwara-Jit, pranë Nablus, një zonë që ka parë dhunë të përsëritur midis palestinezëve dhe forcave izraelite. Ushtarët qëlluan, duke vrarë tre persona të armatosur përpara se i katërti të dorëzohej. Asnjë ushtar izraelit nuk u lëndua nga incidenti. Incidenti ishte i fundit në një seri përleshjesh midis forcave izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një goditje pas një vale sulmesh palestineze vitin e kaluar.

tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll