Bota

Shpërthimi në Afganistan/ Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin me bombë që ndodhi dje në provincën Balkh

Shpërthimi që ndodhi në një qendër kulturore gjatë një ngjarjeje shtypi në Afganistanin verior, ku sipas autoriteteve lokale dhe gazetarëve, u vra një person, e u plagosën 8 të tjerë.

12 Mars 2023, 17:50 Nga k.m.
Shpërthimi në Afganistan/ Shteti Islamik merr
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë që ndodhi dje në provincën Balkh. Lajmi u bë me dije nga vetë llogaria e organizatës xhihadiste në Telegram.

Shpërthimi që ndodhi në një qendër kulturore gjatë një ngjarjeje shtypi në Afganistanin verior, ku sipas autoriteteve lokale dhe gazetarëve, u vra një person, e u plagosën 8 të tjerë.

Ngjarja e djeshme ndodhi pak ditë pas vrasjes së guvernatorit të provincës nga një shpërthim bombë, për të cilin përgjegjësinë e mori edhe Shteti Islamik.

afganistan

Sondazh

Poll