Bota

Irani: Më shumë se 100 të arrestuar për helmimin e nxënëseve

Media shtetërore raportoi të shtunën vonë se ministria e brendshme iraniane kishte njoftuar arrestimet për sulmet e dyshuara me helm në më shumë se 200 shkolla që kanë shkaktuar frikë dhe zemërim mes nxënësve dhe prindërve të tyre.

12 Mars 2023, 17:20 Nga a.l

 

Irani: Më shumë se 100 të arrestuar për helmimin e
Helmimi i nxënësve në Iran

 

IRAN- Irani ka njoftuar më shumë se 100 arrestime në mbarë vendin për helmimet misterioze të mijëra nxënëseve, me akuzën se autorët e dyshuar të paidentifikuar mund të kenë lidhje me grupe "armiqësore". Në valën e rasteve që nga fundi i nëntorit, nxënëset kanë pësuar gjendje të fikëti, të përziera, gulçim dhe simptoma të tjera pasi kanë raportuar erëra të pakëndshme në ambientet e shkollës, ndërsa disa janë trajtuar në spitale, shkruajnë mediat iraniane. 

Media shtetërore raportoi të shtunën vonë se ministria e brendshme iraniane kishte njoftuar arrestimet për sulmet e dyshuara me helm në më shumë se 200 shkolla që kanë shkaktuar frikë dhe zemërim mes nxënësve dhe prindërve të tyre.

Më shumë se 100 persona që ishin përgjegjës për incidentet e fundit në shkollë u identifikuan, u arrestuan dhe u hetuan. Në mesin e të arrestuarve ka persona me motive armiqësore dhe me qëllim të futjes së terrorit tek njerëzit dhe studentët dhe mbyllja e shkollave”, tha ministria në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Më 6 mars, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje që autorët e  të gjurmohen sa më shpejt. 

helmim ne iran

Sondazh

Poll