Bota

Zgjerohen lidhjet ushtarake me Moskën/ Mediat iraniane: Irani do të blejë avionë luftarakë Su-35 nga Rusia

Irani kishte kërkuar gjithashtu blerjen e avionëve ushtarakë nga disa vende të tjera, të paidentifikuara.

12 Mars 2023, 13:29 Nga a.l.
Zgjerohen lidhjet ushtarake me Moskën/ Mediat iraniane: Irani do të
Foto ilustruese

IRAN-  Irani ka arritur një marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar Su-35 nga Rusia, thonë media shtetërore iraniane, duke zgjeruar lidhjet e tij të diskutueshme ushtarake me Moskën.

"Aeroplanët luftarakë Sukhoi-35 janë teknikisht të pranueshëm për Iranin dhe Irani ka finalizuar një kontratë për blerjen e tyre," citoi transmetuesi IRIB të thoshte misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Irani kishte kërkuar gjithashtu blerjen e avionëve ushtarakë nga disa vende të tjera, të paidentifikuara, raportojnë mediat  iraniane. Presidenti rus Vladimir Putin u takua me liderin suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei në Teheran korrikun e kaluar, duke theksuar lidhjet më të ngushta përballë presionit perëndimor mbi luftën në Ukrainë. Irani ka furnizuar Rusinë me qindra dronë kamikaze që janë përdorur për të shënjestruar infrastrukturën ushtarake dhe civile të Ukrainës. Moska mohon që forcat e saj përdorin drone të prodhuar nga Irani në Ukrainë, megjithëse shumë prej tyre janë rrëzuar dhe gjetur atje.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll