Bota

Tragjedia e trenave në Greqi/ Nisin sërish tubimet mbarëkombëtare, ndalohet qarkullimi i makinave në qendër të Athinës

Stacionet e metrosë në Omonia dhe Monastiraki, në Syntagma dhe Universitet janë mbyllur për shkak të tubimit të organizuar nga ADEDY dhe PAME në Sintagma.

12 Mars 2023, 12:07 Nga a.l
Tragjedia e trenave në Greqi/ Nisin sërish tubimet
Protestë në Greqi

GREQI- Qytetarë të shumtë në Athinë dhe Selanik kanë organizuar edhe sot mitingje për krimin hekurudhor në Larisa ku humbën jetën 57 persona mes të cilëve 6 shiqptarë. Mediat greke raportojnë se mijëra protestues kanë organizuar edhe sot tubime protestuese për atë që çoi në aksidentin tragjik të trenave në Tempe.

Stacionet e metrosë në Omonia dhe Monastiraki, në Syntagma dhe Universitet janë mbyllur për shkak të tubimit të organizuar nga ADEDY dhe PAME në Sintagma. Qendra e Athinës, poashtu është e mbyllur për qarkullimin e makinave për shkak të mitingut me mijëra protestues të pranishëm. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll