Bota

Takimi vendimtar i 18 Marsit në Ohër/ Kurti me video-mesazh: Shpresoj që Serbia të mos refuzojë përmbajtjen e marrëveshjes bazë

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Aleksandër Vuçiç përjashtoi kategorikisht mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për të njohur 'de jure apo de facto' Kosovën.  

12 Mars 2023, 12:19 Nga a.l
Takimi vendimtar i 18 Marsit në Ohër/ Kurti me video-mesazh: Shpresoj
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it. Gjatë këtij video mesazhi, Kurti foli për takimin e 18 marsit në Ohër, ku përmendi u shpreh se shpresonte që Serbia të mos refuzojë përmbajtjen e marrëveshjes bazë. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Aleksandër Vuçiç përjashtoi kategorikisht mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për të njohur 'de jure apo de facto' Kosovën.  

“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai.

Takimi në Bruksel 

Në dialogun Kosovë-Serbi së fundmi ka pasur disa zhvillime. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim të mbajtur më 27 shkurt kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Marrëveshja, për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, dhe mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga BE-ja. Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll