Bota

Tërmeti apokaliptik në Turqi/ Banorët e Stambollit ndihen të rrezikuar në banesat e tyre: Kemi frikë! Një lëkundje tjetër mund të na shkatërrojë shtëpitë

Ndërkohë një nga banorët tregon se nuk mund të flenë nga frika e asaj që mund të ndodhë.

12 Mars 2023, 12:46 Nga a.l
Tërmeti apokaliptik në Turqi/ Banorët e Stambollit ndihen të
Tërmeti në Turqi

TURQI- Një muaj nga tërmeti apokaliptik në Turqi dhe Siri ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz e mijëra banesa e ndërtesa u shkatërruan, qytetarët jetojnë ende me frikën e një tërmeti tjetër. Shumë banesa rrezikojnë të shemben pasi kanë mbetur të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit. Dy tërmetet e fuqishme në jug të Turqisë që morën pothuajse 50,000 jetë njerëzish kanë sjellë një urgjencë të re në qytetin e saj më të madh. “Shtëpia” e 15 milionë njerëzve, ndodhet në vijën e pllakës së Anadollit të Veriut dhe ekspertët parashikojnë se kjo do të jetë shkak për një tjetër tërmet para vitit 2030.

Një tjetër problem është cilësia e banesave, sepse shumica prej tyre është ndërtuar para vitit 1999, kohë kur u miratuan rregulla më të forta në lidhje me cilësinë e ndërtimit. Vetëm tre muaj më parë, një studim tha se një tërmet këtu mund të vriste deri në 90,000 njerëz. Tani, gara e vërtetë me kohën është ajo e përgatitjes së qytetit për një tërmet dhe pasojat që ai mund të sillte, shkruan BBC. 

Ndërkohë një nga banorët tregon se nuk mund të flenë nga frika e asaj që mund të ndodhë.

“Nuk ndihem e sigurt këtu. Ndërtesa jonë u drodh shumë gjatë tërmetit të vitit 2019, dhe kolonat e asaj matanë rrugës u plasën. Me tërmetin e fundit jemi vërtet të frikësuar. Nuk arrijmë të flemë sepse një tjetër mund të godasë në çdo kohë. Dhe mendoj se jemi në rrezik sepse ndërtesa jonë është e vjetër”, deklaron ajo.

Që nga tërmetet e marsit, ka pasur më shumë se 100,000 aplikime të reja në bashkinë e Stambollit për kontrollet e sigurisë së ndërtesave. Qiramarrësit si dhe pronarët tani mund të aplikojnë, por disa ende nuk e bëjnë këtë për shkak të implikimeve financiare. Kompensimi për të ndihmuar ata që duhet të largohen nga ndërtesat e dënuara është i ulët.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, ka premtuar më shumë trajnime për ekipet e shpëtimit dhe përgatitjen e strehimoreve të përkohshme që mund të strehojnë deri në 4.5 milionë njerëz si pasojë e një tërmeti. Por kjo nuk ka larguar frikën se edhe këto masa mund të jenë të pa mjaftueshme.

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll