12 Mars 2023, 11:10
Nga a.l
Bakhmut
UKRAINË- Betejë e ashpër është duke u zhvilluar në qytetin lindor të Ukrainës në Bakhmut. Mediat e huaja raportojnë se autoritetet ukrainase kanë ngritur alarmin në lidhje me civilët të cilët janë bllokuar në qytet. Ndërkohë ushtarët ukrainas raportojnë për trupa civilësh të vrarë në rrugët e qytetit, por deklarojnë se marrja e trupave të tyre është e pamundur për shkak të intensitetit të betejës që po zhvillohet në qytetin lindor. Khalid Makiazho, pjesë e një batalioni çeçen që mbështet Ukrainën, përshkroi shkatërrimin e qytetit nga granatimet e sulmet e njëpasnjëshme. Ai thotë se civilët e mbetur po struken në bodrume dhe dalin nga strehimet vetëm për të marrë ushqim.
“Ka ende njerëz në qytet, disa prej tyre janë shumë të moshuar, ka edhe trupa të pajetë të civilëve, ne po përpiqemi t’i marrim trupat, por nuk ka asnjë mënyrë për të arritur tek ata”, ka deklaruar ai.
Më e rëndësishmja, Khalid Makhiazo thotë se forcat ruse nuk e kanë marrë qendrën e Bakhmutit dhe ishin ende në periferi, pavarësisht pretendimeve të tyre. Por ai pranoi se gjërat mund të ndryshojnë në terren së shpejti.
“Ata janë në periferi dhe qyteti është nën kontrollin tonë. Unë mendoj se luftimet do të vazhdojnë… do të ketë një luftë dhe ne nuk do të heqim dorë nga qyteti”, deklaroi ai.
khalid makiazho
Bota
12 Mars 2023, 10:59
a.l
Aksident ne Hungari
HUNGARI- Aksident masiv raportohet në Hungari. Mediat e huaja bëjnë me dije se në autotradën M1 pranë zon...
Bota
12 Mars 2023, 10:45
a.l
Emigrantë në Itali
ITALI- Vijon fenomeni i emigrantëve të paligjshëm drejt Italisë. Mediat italiane raportojnë se ...
Bota
12 Mars 2023, 10:39
a.l
Aeroport në Gjermani
GJERMANI- Rreth 351 udhëtime me avion të planifikuara për nesër do të anulohen. Mediat e huaja raportojn...
Bota
12 Mars 2023, 10:25
a.l
Giorgia Meloni
ITALI- Brenda pak muajsh rreth 900,000 emigrantë nga Tunizia në brigjet e Italisë ka nxjerrë jashtë kontrollit...
Bota
12 Mars 2023, 10:15
a.l
Protestë në Francë
FRANCË- Senati francez ka miratuar planin jopopullor të reformës së pensio...
Bota
12 Mars 2023, 10:10
a.l
Kripë
SHBA- Zbatimi i politikave për reduktimin e kripës në ushqim mund të shpëtojë rreth 7 milionë jetë...
Bota
12 Mars 2023, 10:06
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Ndërsa pjesë të Turqisë juglindore kanë filluar përpjekjet për rimëkëmbje ng...
Bota
12 Mars 2023, 10:04
I.A
Cikloni
MOZAMBIKU- Mozambiku po goditet nga shiu, erërat e fuqishme dhe përmbytjet pasi cikloni Freddy zbret në tokë për herë...
Bota
12 Mars 2023, 10:02
a.l
Ursula von der Leyen
SHBA- BE i subvencionet amerikan si rrezik serioz për industrinë europiane. Takimi mes presidentes së KE, von der ...
Bota
12 Mars 2023, 09:41
I.A
Izrael
IZRAEL- Izraeli nisi një sulm ajror kundër objektivave në Sirinë qendrore dhe perëndimore, duke plagosur tre ushtar&eu...