Bota

"Është e rrezikshme"/ Qeveria e Teksasit paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Meksikë

Tri gra amerikane që shkuan në Meksikë për të shitur rroba në një treg janë zhdukur prej më shumë se dy javësh

12 Mars 2023, 13:16 Nga a.l
"Është e rrezikshme"/ Qeveria e Teksasit paralajmëron
Meksikë

SHBA- Autoritetet në shtetin e Teksasit të Shteteve të Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët amerikanë që të udhëtojnë në Meksikë gjatë pushimeve të pranverës për shkak të pasigurisë. Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas (DPS) deklaroi se dhuna e kartelit të drogës përbën një kërcënim për këdo që kalonte në Meksikë. Drejtori i DPS i Teksasit, Steven McCraw e bëri të ditur këtë njoftim pas rrëmbimit të katër amerikanëve pak pasi kaluan kufirin javën e kaluar. Tri gra amerikane që shkuan në Meksikë për të shitur rroba në një treg janë zhdukur prej më shumë se dy javësh, shkruajnë mediat e huaja. 

Dhuna e kartelit të drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale përfaqësojnë një kërcënim të rëndësishëm sigurie për këdo që kalon në Meksikë tani. Bazuar në natyrën e paqëndrueshme të aktivitetit të kartelit dhe dhunës që po shohim atje, ne po u bëjmë thirrje individëve që të shmangin udhëtimin në Meksikë në këtë kohë”, tha drejtori i DPS-së, Steven McCraw.

Katër amerikanë u rrëmbyen nga një kartel droge dhe dy prej tyre u vranë, kur ata vizituan qytetin Matamoros, Meksikë, në fillim të këtij muaji.  Që atëherë, karteli përgjegjës ka kërkuar falje për incidentin dhe ka dorëzuar në polici personat e tij të armatosur.

sulm ne meksike

Sondazh

Poll