Sport

Futbollistët dhe trajnerët bojkotojnë BBC-në, në mbështetje të Gery Lineker

“Gjatë këtyre diskutimeve ne e kemi bërë të qartë se si sindikatë e tyre do të mbështesim të gjithë anëtarët që mund të përballen me pasoja nëse zgjedhin të mos përmbushin angazhimet e tyre ndaj kanalit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

11 Mars 2023, 17:11 Nga DOSJA
Futbollistët dhe trajnerët bojkotojnë BBC-në, në

ANGLI - Një goditje e mëtejshme për 'BBC' pas përçarjes me Gary Lineker si lojtarët dhe trajnerët e Premierligës u jepet liria për të bojkotuar transmetuesin shtetëror këtë fundjavë.

Një trazirë ka shpërthyer në Angli pas vendimit të BBC për të hequr përkohësisht Gary Lineker nga roli i tij si prezantues i Match Of The Day për shkak të kritikave të futbollistit veteran ndaj politikës së imigracionit të qeverisë angleze.

Shumë shpejt përmasat morën formën e një orteku me Alan Shearer dhe Ian Wright që deklaruan se do të qëndronin larg emisionit në shenjë mbështetjeje për Lineker, ndërsa prezantuesit e emisioneve të tjera të " BBC" si Jason Mohamed, Alex Scott , Colin . Murray dhe Mark Chapman ata nga ana e tyre shtynë programet e tyre. ent

Megjithatë, prezantuesit e rrjetit televiziv nuk kanë qenë të vetmit që kanë kundërshtuar vendimin e menaxhmentit. 

Është raportuar se shumë lojtarë dhe drejtues në Angli kanë vendosur të bojkotojnë BBC-në, duke refuzuar të japin deklarata për kanalin këtë fundjavë.

Ngjarja e mësipërme u zyrtarizua nga Shoqata e Futbollistëve PFA , e cila njoftoi se si do të mbështesë cilindo prej anëtarëve të saj që vendosin të bojkotojnë rrjetin televiziv britanik.

“Gjatë këtyre diskutimeve ne e kemi bërë të qartë se si sindikatë e tyre do të mbështesim të gjithë anëtarët që mund të përballen me pasoja nëse zgjedhin të mos përmbushin angazhimet e tyre ndaj kanalit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll