Sport

Fernando Batista është trajneri i ri i Venezuelës, zëvendëson Pekerman!

Jose Pekerman dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të mërkurën , dhe sipas raportimeve të mediave, ai dha dorëheqjen për shkak të pagave të papaguara dhe kushteve të këqija të punës.

11 Mars 2023, 17:03 Nga DOSJA
Fernando Batista është trajneri i ri i Venezuelës,

VENEZUELE - Trajneri argjentinas Fernando Batista është trajneri i ri i kombëtares së futbollit të Venezuelës, ka bërë të ditur federata e Venezuelës.

“Sot jam këtu për të njoftuar se kush do të jetë në krye të kombëtares sonë: do të jetë Fernando Batista ”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Venezuelës (FVF), Jorge Jimenez.

Jose Pekerman dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të mërkurën , dhe sipas raportimeve të mediave, ai dha dorëheqjen për shkak të pagave të papaguara dhe kushteve të këqija të punës.

Batista ishte më parë asistent i Pekerman, i cili erdhi në krye të ekipit kombëtar në vitin 2021.

Eksperti 52-vjeçar argjentinas do të debutojë në stolin e Venezuelës në një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite më 24 mars në Jeddah, ndërsa katër ditë më vonë Venezuela luan kundër Uzbekistanit.

Venezuela është e vetmja skuadër e futbollit të Amerikës së Jugut që nuk ka marrë pjesë ende në Kupën e Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll