Sport

Maracana çmendet nga rikthimi i Marcelos, djalit 'plangprishës' te Fluminense... (video)

Paniku dhe... çmenduria mbizotëron në radhët e Fluminense, e cila pret mbrojtësin brazilian me një festë të madhe në “Maracana”

11 Mars 2023, 12:24 Nga DOSJA

Maracana çmendet nga rikthimi i Marcelos, djalit

BRAZIL - Fluminense kishte parashikuar një shfaqje spektakolare për prezantimin e Marcelos gjatë gjithë javës. Djali plangprishës u largua nga ‘foleja’ në vitin 2005 kur ishte 17 vjeç. Inskenimi nuk ishte çudi dhe një ‘Maracana’ e përkushtuar mirëpriti idhullin e tij të ri.

Në natën e mbyllur të Rio de Zhaneiros, vetëm flakërimet dhe zërat e publikut ndriçuan qiellin e zi të qytetit. Derisa Marcelo bëri një paraqitje për të nisur shfaqjen e dritës.

Futbollisti 34-vjeçar brazilian doli në skenë i rregulluar në fushë me gjithë familjen e tij dhe i veshur me fanelën e Fluminense, si lojtari i saj për herë të parë, 18 vitet më parë. Deri në 35.000 persona këndonin emrin e tij gjatë ceremonisë së mirëseardhjes.

Marcelo u largua nga Real Madridi verën e kaluar pas përfundimit të kontratës së tij, duke iu bashkuar më vonë skuadrës greke të Olympiakosit. Pak javë më parë, anësori ndërpreu kontratën me skuadrën e Pireut, duke shpjeguar se këtë vendim e ka marrë për arsye familjare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll