Sport

La Liga/ Real Madridi, thjeshtë bën detyrën në Bernabeu, përmbys Espanyolin...

‘Los blancos’, edhe pse pësojnë gol nga Joselu (8'), sulmojnë furishëm dhe fitojnë 3-1: Vinicius Junior, Militão dhe Asensio nënshkruajnë në -6 pikë momentalisht nga Barça.

11 Mars 2023, 16:44 Nga DOSJA
La Liga/ Real Madridi, thjeshtë bën detyrën në Bernabeu,

SPANJE - Dridhet në fillim, por në fund fiton Real Madridi, të cilit iu desh të punojë më shumë se sa pritej për të mundur Espanyol 3-1. Në fakt, starti u buzëqeshi katalanasve, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 8-të me anë të Joselu. 

Megjithatë, ‘los blancos’ reagojnë menjëherë dhe pas golit të barazimit të Vinicius Junior (23'), përmbysin rezultatin me Militão (39’). Në finale, vjen edhe goli i Asensio (92') për të nënshkruar fitoren 3-1 për madrilènët. 

Seria negative e Espanyol në ‘Bernabeu’ vazhdon, me fitoren e munguar të katalanasve që nga viti 1996. Vizitorët shtyjnë përpara, të cilët kanë një shans të parë përmes Rubén Sánchez. Kanterano është protagonisti i madh në minutën e 8-të: krosimi i tij e gjen gati Joselun, i cili me një prekje firmos avantazhin e Espanyolit. 

Real Madridi u kundërpërgjigj menjëherë me Camavinga dhe Vinicius Junior, i cili rregulloi objektivin pas tentativave të para dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 23-të: aksioni i tij ishte spektakolar. Vazhdojnë të shtyjnë ‘los blancos’, të cilët prekin traversën me Rodrygo dhe më pas marrin avantazhin e merituar në minutën e 39-të: pas një krosimi të Tchouameni, ku me kokë Militão thjesht duhej ta fuste topin në rrjetë. 

Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi të shtyjë dhe dominojë topin, duke u vendosur përgjithmonë në pjesën kundërshtare. Kroos krijon një shans për Rodrygo, por gjuajtja e tij e lirë godet traversën në minutën e 77-të. Në finale, Nacho frymëzon golin e Asensio (92'). Real Madrid fiton 3-1 dhe në pritje të përgjigjes së Barçës (nesër në Bilbao), kalon përkohësisht në -6 pikë nga kreu. Espanyol ndalon në kuotën e 27 pikëve, duke rrezikuar të zhytet në luftën për rënie. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll