Sport

Nesër vendimi! Real Madrid planifikon një takim për të diskutuar 'rastin Negueira'...

Presidenti Perez ka thirrur urgjentisht menaxhmentin në një takim nesër, të dielën, 12 mars 2023, në orën 12:00, për të vendosur për veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje, thuhet në njoftimin e klubit madrilène.

11 Mars 2023, 15:37 Nga DOSJA

SPANJE - Real Madrid lëshoi ​​një deklaratë këtë të shtunë, ku zbuloi se bordi do të mblidhet të dielën për të diskutuar 'çështjen Negreira' dhe për të vendosur për veprimet e mundshme që do të ndërmerren nga ‘los blancos’ për këtë çështje.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave të ngritura nga Prokuroria Publike e Barcelonës kundër skuadrës ‘blaugrana’ dhe dy prej presidentëve të saj, për dyshime të bazuara për korrupsion dhe veprimet e tyre ndaj ish-zv.presidentit të komitetit teknik të arbitrave, José María Enríquez Negreira, presidenti Perez ka thirrur urgjentisht menaxhmentin në një takim nesër, të dielën, 12 mars 2023, në orën 12:00, për të vendosur për veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje”, mund të të lexohet në njoftimin e klubit madrilen.

Nesër vendimi! Real Madrid planifikon një takim për të

Kujtojmë se Barcelona po akuzohet se ka paguar disa milionë euro në kompaninë e ish-arbitrit Enríquez Negreira, i cili ishte zv.president i komitetit teknik të gjyqtarëve të Federatës Spanjolle të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll