Sport

Karim Benzema mungoi ndaj Espanyol por a do të jetë gati ndaj Liverpool-it?

Benzema ka munguar në 12 ndeshje të Real Madridit këtë sezon për shkak të lëndimeve, si dhe në Kupën e Botës në Katar.

11 Mars 2023, 16:47 Nga DOSJA

Karim Benzema mungoi ndaj Espanyol por a do të jetë gati ndaj

SPANJE - Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, mungoi në ndeshjen e Primera Division kundër Espanyolit për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës, por duhet të jetë gati për duelin kundër Liverpoolit në Champions League, ka thënë trajneri i atij klubi, Carlo Ancelotti .

“ Karim u godit në kyçin e këmbës, i cili u enjt... Ai stërviti individualisht sot dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Liverpool-it ”, tha Ancelotti.

Karim Benzema mungoi ndaj Espanyol por a do të jetë gati ndaj

Benzema ka munguar në 12 ndeshje të Real Madridit këtë sezon për shkak të lëndimeve, si dhe në Kupën e Botës në Katar.

“Ne nuk kemi arritur ende në pjesën më të rëndësishme të sezonit dhe besojmë se Benzema do të jetë aty për të na ndihmuar ”, tha Ancelotti.

Real Madridi pret të mërkurën Liverpoolin në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, me avantazh 5:2 nga ndeshja e parë.

Pas kësaj, klubi madrilen e pret vizitën e Barcelonës në Primera, një ndeshje e rëndësishme në luftën për titull në Spanjë. Reali aktualisht zë vendin e dytë në tabelë, nëntë pikë prapa Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll