Sport

PSG gati të blejë "Stade de France", i cili kushton 647 milionë euro!

Stadiumi ka pritur ndër të tjera finalen e Botërorit 1998, finalen e Euro 2016 dhe lojërat për Lojërat Olimpike të vitit 2024.

10 Mars 2023, 19:09 Nga DOSJA
PSG gati të blejë "Stade de France", i cili kushton 647

FRANCE - Paris Saint-Germain do të paraqesë një propozim për blerjen e "Stade de France", të cilin qeveria franceze synon ta shesë në verën e vitit 2025. Kjo bëhet e ditur nga burime nga brenda kampionëve francezë, duke konfirmuar një botim të lidhur me "L'Equipe”.

Stade de France kushton 647 milionë euro, sipas një vlerësimi të vitit 2021. Të martën e kaluar, qeveria franceze publikoi dy thirrje për interes, një për shitjen e stadiumit dhe një për ridhënien me qira të tij. Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 27 prill dhe pritet të shqyrtohen në vitin 2024, në mënyrë që në verën e vitit 2025 të përfundojë procesi, qoftë për shitjen përfundimtare të stadiumit apo dhënien me qira të tij.

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, kishte nisur negociatat për blerjen e selisë historike të skuadrës, “Parc des Princes”, që i përket qytetit të Parisit. Por vjeshtën e kaluar ai shprehu pakënaqësinë e tij për ecurinë e diskutimeve dhe në janar kryebashkiaku i kryeqytetit francez, Anne Hidalgo, deklaroi se "stadiumi nuk është në shitje".

Klubi dëshiron të marrë pronësinë e selisë së tij historike dhe të vazhdojë me modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve, me një plan që llogaritet në rreth 500 milionë euro, por duke qenë se negociatat me Bashkinë kanë “ngrirë”, ka vendosur t’i drejtohet zgjidhjeve të tjera. .

Stadiumi ka pritur ndër të tjera finalen e Botërorit 1998, finalen e Euro 2016 dhe lojërat për Lojërat Olimpike të vitit 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll