Sport

Nga bari delesh dhe e fjetura në rrugë, arrin t'i presë penalltinë Cristiano Ronaldos, historia e pabesueshme e portierit iranian!

Prindërit e tij ishin nomadë, shpesh lëviznin në kërkim të kullotave ku mund të lironin delet e tyre. Ai është fëmija më i madh në familje, që automatikisht do të thotë se barra më e madhe ishte mbi të. Bariu - kjo ishte puna e tij e parë.

10 Mars 2023, 19:20 Nga DOSJA

Nga bari delesh dhe e fjetura në rrugë, arrin t'i presë

ARABI SAUDITE - Ish-portieri i skuadrës iraniane të futbollit, Alireza Beiranvand, ka një histori mjaft interesante pas vetes dhe mund të realizohet lehtësisht një film për jetën e tij.

Prindërit e tij ishin nomadë, shpesh lëviznin në kërkim të kullotave ku mund të lironin delet e tyre. Ai është fëmija më i madh në familje, që automatikisht do të thotë se barra më e madhe ishte mbi të. Bariu - kjo ishte puna e tij e parë.

Sa herë që nuk i duhej të kujdesej për delet, ai luante futboll dhe lojën lokale Dal Paran, në të cilën qëllimi është të gjuajë një gur sa më larg. Ajo lojë më vonë e ndihmoi shumë në karrierën e tij, sepse ai njihet për gjuajtjen e pabesueshme të topit me dorë, dhe video e asistimit të tij nga piorta ndaj Traktor Sazit, kur topi fluturoi në 70 metra të pabesueshëm.

Nga bari delesh dhe e fjetura në rrugë, arrin t'i presë

Babai i tij nuk ishte pro që Alireza të luante futboll, kështu që djali që më vonë do të magjepste botën iku në Teheran dhe i huazoi paratë për autobusin nga të afërmit e tij.

“Babai im nuk e donte futbollin, më kërkonte të punoja, madje më grisi fanellat dhe dorezat, kështu që shpesh mbroja me duar”, ka treguar Alireza për Guardian.

Historia e filmit vazhdon në atë moment. Në autobus, ai takoi Hossein Feiz, trajnerin e ekipit vendas, i cili i kërkoi para për t'i dhënë mundësinë për të luajtur. Nuk kishte para dhe ku të flinte, ndaj kaloi disa netë para hyrjes së klubit.

Nga bari delesh dhe e fjetura në rrugë, arrin t'i presë

"Kam fjetur pranë hyrjes së klubit, kur u zgjova pashë monedha pranë meje. Njerëzit mendonin se isha lypës. Gjithsesi, mund të haja një mëngjes të shijshëm pas një kohe të gjatë."

Feiz i dha një shans pas disa ditësh. Beiranvand u transferua me një shok ekipi dhe mori një punë në një lavazh. Më vonë ai u transferua në Naft-e-Tehran, kështu që përveç lavanderi, punoi edhe në një piceri dhe duke pastruar rrugët.

Ai përparoi dobët në karrierën e tij, sepse ishte i lënduar, ndaj Naft e shkarkoi. Ai mendoi se gjithçka kishte marrë fund... Më pas erdhi telefonata nga trajneri U23 i skuadrës së Naftës, ai kërkoi të kthehej. Pastaj gjithçka u hap. Ai u ftua në kombëtaren e të rinjve, u bë portieri i parë në klub dhe që nga viti 2015 është në kombëtaren A të Iranit.

Dhe më pas, në Botërorin e Rusisë, Alireza del në plan të parë. Në ndeshjen mes Iranit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo u rrëzua në zonën e rreptësisë dhe gjyqtari me ndihmën e VAR-it tregoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Nga bari delesh dhe e fjetura në rrugë, arrin t'i presë

Asi portugez mori përgjegjësinë, ngriti topin dhe gjuajti, por rrjeta nuk u lëkund. Topi u ndal nga portieri Alireza Beiranvand para se të futej në rrjetë.

Pas një episodi të shkurtër në Antwerp dhe më pas në Boavista, Alireza u kthye në Persepolis, ku zbuloi aftësi të tjera më të mëdha. Sa i përket karrierës së tij ndërkombëtare, portieri 30-vjeçar ka bërë 54 paraqitje për kombëtaren.

Alireza mbrojti edhe në Kupën e Botës në Katar, por Irani e përfundoi pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Nga bari delesh dhe e fjetura në rrugë, arrin t'i presë

Portieri iranian nuk do ta kujtojë me mall Botërorin e Katarit, pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Anglisë. Pas vetëm shtatë minutash lojë, ka ndodhur një përplasje e ashpër në zonën e penalltisë së Iranit.

Beirenwald vrapoi për të grushtuar topin dhe me atë rast u përplas me një shokun e skuadrës në mbrojtje. Portieri i Iranit ka mbetur në tokë. I ka rrjedhur gjak nga hunda dhe ekipi mjekësor e ka ndihmuar për dhjetë minuta. Ai tentoi të vazhdonte ndeshjen, por një minutë më vonë u rrëzua sërish dhe u nxor nga stadiumi me barelë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll