Sport

Luis Enrique, në 'pole' për stolin e Spurs, italiani Conte pret mbylljen e sezoni...

Pas eliminimit nga Champions League, skuadra britanike e Tottenham ka nisur punën për sezonin e ardhshëm.

10 Mars 2023, 18:58 Nga DOSJA
Luis Enrique, në 'pole' për stolin e Spurs, italiani Conte

ANGLI - Luis Enrique mund të jetë pasuesi i mundshëm i Contes në stolin Spurs raporton gazeta britanike ‘The Athletic’. Fabio Paratici, drejtori i përgjithshëm i klubit londinez, është një fans i ish-trajnerit të Spanjës dhe është ishte i interesuar ta punësonte atë për të nisur një projekt të ri.

Ish-trajneri i kombëtares spanjole është edhe objektivi i Atletico Madrid nëse konfirmohet largimi i Diego Pablo Simeone në verë.

Në listën e kandidatëve të Tottenham janë edhe emrat e tjerë të gatshëm për të mbërritur në stolin e skuadrës së Londrës Veriore si Oliver Glasner (trajneri aktual i Eintracht), Ruben Amorim (trajneri i Sporting)  dhe Luciano Spalleti (Napoli). Gjithsesi spanjoli Luis Enrique është në ‘pole’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll