Sport

Reali nuk mund ta marrë më Mbappe-në pa u plotësuar këto dy kushte!

Real Madridit i pëlqen më shumë opsioni i Mbappes sesa blerja e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland.

10 Mars 2023, 18:53 Nga DOSJA
Reali nuk mund ta marrë më Mbappe-në pa u plotësuar

SPANJE - Real Madridi është gati të nënshkruajë me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe në vitin 2024. Sipas AS, Madridi nuk do të tentojë ta blejë francezin këtë verë, pasi do të jetë shumë i shtrenjtë.

Ka dy kushte që Mbappe të kalojë te Real Madrid. Së pari, transferimi duhet të jetë falas, dhe kjo është e mundur në verën e vitit 2024, pas skadimit të kontratës së Kylian me PSG.

Së dyti, sulmuesi duhet të pranojë publikisht se u soll keq ndaj Real Madridit në vitin 2021 kur refuzoi transferimin. Real Madridit i pëlqen më shumë opsioni i Mbappes sesa blerja e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll