Bota

Samiti i G20/ Lavrov: Biseda me Blinken ishte 'konstruktive' por SHBA nuk tha asgjë të re

Lavrov tha se dyshja folën për 10 minuta dhe diskutuan çështjet e armëve bërthamore dhe konfliktin në Ukrainë. Ky ishte takimi i parë mes dyshes që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar.

10 Mars 2023, 17:19 Nga a.l
Samiti i G20/ Lavrov: Biseda me Blinken ishte 'konstruktive' por SHBA
Antony Blinken dhe Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se një bisedë e bërë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Indi javën e kaluar ishte "konstruktive", por ai nuk dëgjoi asgjë të re nga pala amerikane. Lavrov tha se dyshja folën për 10 minuta dhe diskutuan çështjet e armëve bërthamore dhe konfliktin në Ukrainë. Ky ishte takimi i parë mes dyshes që kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne folëm në mënyrë konstruktive, pa emocione, shtrënguam duart. Gjithçka që dëgjova ishte një qëndrim që tashmë është shprehur dhe nënvizuar në publik shumë herë më parë. Unë dhashë vlerësimin tim të sinqertë dhe të detajuar për traktatin e ri START dhe pse e pamë të nevojshme ta pezullonim atë”, tha Lavrov.

Presidenti Vladimir Putin Rusia pezulloi traktatin e ri START të armëve bërthamore muajin e kaluar, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për përpjekje për t'i shkaktuar një "disfatë strategjike" Rusisë në Ukrainë. Rusia tha të premten se ishte ende në kontakt me Uashingtonin lidhur me traktatin, por kishte pak gjasa për t'u kthyer në të.

sergei lavrov

Sondazh

Poll