Sport

Flamini, një ish-futbollist i Arsenalit dhe Milanit, 30 herë më i pasur se Ronaldo!...

Sipas Forbes, pasuria e Mathieu Flamini në vitin 2020 ishte afër 10 miliardë euro, ndërsa tani është rritur në 14! Kjo do të thotë se francezi është 30 herë më i pasur se Cristiano Ronaldo, pasuria e të cilit llogaritet në 370 milionë

10 Mars 2023, 10:26 Nga DOSJA
Flamini, një ish-futbollist i Arsenalit dhe Milanit, 30 herë më i

ANGLI - Ai mund të mos ketë “shkëlqyer” në fushën me bar, por në botën e biznesit ish-futbollisti, Mathieu Flamini, ka shkëlqyer me pasurinë e tij të vlerësuar nga Forbes në 14 miliardë, 30 herë më e madhe se ajo e Cristiano Ronaldos.

Mathieu Flamini ka veshur fanelat e klubeve të mëdha, si Arsenali dhe AC Milan, por edhe nëse ka fituar vetëm tre Kupa FA dhe një kampionat italian, si futbollist nuk ka arritur kurrë të quhet yll. 

Nga viti 2015 e në vazhdim, megjithatë, dhe kryesisht pasi kishte varur këpucët në ‘gozhdë’ në vitin 2019, ai vendosi të... raportonte dhe të “shkëlqejë” në botën e biznesit, duke ia kaluar financiarisht ish-kolegët e tij si Cristiano Ronaldo apo Leo Messi!

Flamini tashmë 39-vjeçar drejton një kompani produktesh biokimike, e cila synon të gjejë burime alternative të rinovueshme për produktet me bazë benzinën, naftën etj. Kompania quhet GF Biochemicals dhe acidi levulinik që ai prodhon ka filluar të përdoret për produkte në kozmetikë, në prodhim masiv në Azi.

GF Biochemicals në fakt po ecën jashtëzakonisht mirë dhe përmes saj, Flamini ka ndërtuar një pasuri të madhe, e cila, sipas Forbes, në vitin 2020 ishte afër 10 miliardë euro dhe tani është rritur në 14! Kjo do të thotë se francezi është 30 herë më i pasur se Cristiano Ronaldo, pasuria e të cilit llogaritet në 370 milionë, ndërkohë që është nderuar shumë herë për veprimin e tij ekologjik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll