Sport

Conference League/ West Ham ‘hipotekon’ kualifikimin që në Larnaca, fiton edhe Nice në transfertë. Të tjerët të kujdesshëm…

Takimet e kthimit do të luhen më 16 mars, ndërkohë që një ditë më pas do të hidhet shorti për fazën çerekfinale

9 Mars 2023, 23:06 Nga DOSJA

ZVICER - Dy ditë pas ndeshjes Lazio-Az Alkmaer 1-2, sonte janë luajtur edhe shtatë ndeshjet e para të turit 1/16-ave për Conference League. Ndër to spikat fitorja 2-0 në transfertë e West Ham, të cilët fituan 2-0 në Qipro ndaj AEK Larnacas, duke kualifikimin e tyre më të lehtë në ndeshjen e kthimit.

Fitore të çmuar kanë shënuar në transfertë edhe francezët e Nice, që fituan 1-0 ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspolit. FC Basel ka barazuar 2-2 ndaj Slovan Bratislavës, kurse Lech Poznan ka fituar 2-0 ndaj Djurgardens.

Sakaq Fiorentina ka qenë me ‘fat’ nga gjykimi i arbitrave shqiptarë me Jorgjin kryesor. Violët kanë fituan 1-0 ndaj turqve të Sivassporit. Shikojini rezultatet:

Conference League/ West Ham ‘hipotekon’ kualifikimin që në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll