Sport

Al-Nassr i Ronaldos humbet ndaj Al Ittihad dhe 'dorëzon' kryesimin në ligën saudite...

Al Ittihad fitoi 1-0 në transfertën e Riadit ndaj skuadrës Al Nassr, të yllit portugez CR7 dhe tani kryeson kampionatin saudit

9 Mars 2023, 21:25 Nga DOSJA
Al-Nassr i Ronaldos humbet ndaj Al Ittihad dhe 'dorëzon'

ARABIA SAUDITE - Skuadra Al Ittihad, e drejtuar nga trajneri portugez Nuno Espírito Santo, mposhti Al Nassr-in e Cristiano Ronaldos me rezultatin 1-0.

Pas kësaj fitoreje, nënkampionët e sezonit të shkuar, ngjiten në krye të ligës saudite me 47 pikë, një më shumë se skuadra ku luan ylli portugez. 

Një gol i Romarinhos në minutën e 80-të zgjidhi fatin e ndeshjes, në atë që ishte e shtata radhazi e Al Ittihad pa pësuar gol në ligën saudite.

Në minutat shtesë (90’+3) Marcelo Grohe ndali golin e Cristiano Ronaldos me një pritje të shkëlqyer. Ky ishte rasti më i mirë i Al Nassr në këtë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll