Sport

VIDEO/ Marash Kumbulla 'i uritur’, shënon në Europa League dhe ‘vulos’ fitoren e Romës…

Ky ishte goli i parë i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla në Europa League dhe i katërt për Romën në total. Roma fitoi 2-0 ndaj Real Sociedadit

9 Mars 2023, 20:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Marash Kumbulla 'i uritur’, shënon në Europa League

ROME - Marash Kumbulla ka shënuar dhe ‘vulosur’ fitoren 2-0 të Romës në ndeshjen e pare të ‘play-off’-it ndaj spanjollëve të Real Sociedadit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare kuqezi, 23-vjeçari shtatlartë, është futur me fillimin e pjesës së dytë në fushën e Olimpicos, duke zënë vendin e Llorentes.

Në minutën e 87-të të takimit, pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, Kumbulla vjen nga pas befasisht dhe godet me kokë. Topi përfundon në rrjetë dhe 2-0, pas golit të shënuar nga El Shaarawy (13’) në pjesën e pare. Me këtë rezultat mbyllet e ndeshja e pare Romës ndaj Real Sociedadit në Europa League.  

Ky ishte goli i parë i Marash Kumbullës në Europa League dhe i katërt për Romën në total. Mbrojtësi shqiptar kishte luajtur edhe më parë, 27 tetor të vitit të kaluar ndaj HJK Helsinkut, për gjashtë minuta në Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll