Sport

Europa League/ Marash Kumbulla i siguron fitoren Romës, fiton edhe Bayer Leverkusen, Manchester United, Juventus dhe Sevilla...

Vetëm pesë fitore në tetë ndeshjet e sotme, Roma mundi 2-0 Real Sociedad, rezultat me të cilin fitoi edhe Bayer Leverkusen ndaj Ferencvaroshit. Fituan edhe Juventus, Man.United dhe Sevilla.Ndeshjet e tjera u mbyllen në barazime

9 Mars 2023, 22:59 Nga DOSJA

Europa League/ Marash Kumbulla i siguron fitoren Romës, fiton edhe Bayer

ZVICER - Kanë përfunduar takimet e para në Europa League për mbrëmjen e sotme. Bie në sy fitorja e Romës me golin e mbrojtësit kuqezi Marash Kumbulla, i cili siguroi fitoren 2-0 të verdhekuqve, që kishin shënuar më pare me El Shaarawy.

Leverkusen fitoi 2-0 ndaj hungarezëve të Ferencvaros dhe hedh një hap të sigurtë për çerekfinale. Sakaq Arsenal barazoi në Lisbonë përballë Sporting me rezultatin 2-2. ‘Topçinjtë’ nuk mundën të fitonin, pasi vendasit e kthyen rezultatin në 2-1 përpara se Arsenal të barazonte në 2-2.

Sfida mes Union Berlin dhe Union Saint-Gilloise ishte më spektakolarja e mbrëmjes. Ajo u mbyll në barazim 3-3 me skuadrat që dhuruan emocionet në aktin e parë të 1/16-ave.

Mbrëmjen e sotme, nuk mund të mungonte fitorja 4-1 e Manchester United ndaj spanjolëve të Betis në Old Trafford, si dhe buzëqeshja e bardhezinjve të Juventusit, pas golit të Di Marias, që firmosi fitoren 1-0 ndaj gjermanëve të Freiburg. Edhe Shakhtar Donetsk barazoi1-1 ndaj Feyenord, ndërsa Sevilla fitoi 2-0 ndaj Fenerbahces.

Ndiqini rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe autorët e golave:

Europa League/ Marash Kumbulla i siguron fitoren Romës, fiton edhe Bayer

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll