Sport

VIDEO / Sadiku i dërgon “sms” Sylvinhos, rekordmeni i golave nga stoli!

Sulmuesi kuqezi ka shënuar më shumë gola në kampionat i ardhur nga stoli, duke tundur rrjetën 5 herë në 251 minuta të luajtura nga pankina.

9 Mars 2023, 19:43 Nga DOSJA
VIDEO / Sadiku i dërgon “sms” Sylvinhos, rekordmeni i golave

SPANJE - Armando Sadiku ka shënuar në ndeshjen e fundit të Cartagenas në La Liga 2. Sulmuesi i dërgon mesazh Silvinjos edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Lojtari shqiptar ka shpërndarë një statistikë të publikuar nga ana e “Transfermarkt”.

Atje shihet Armando Sadiku që është lojtari më i mirë në La Liga 2…nga stoli. Kjo pasi Sadiku ka shënuar më shumë gola në kampionat i ardhur nga stoli, duke tundur rrjetën 5 herë në 251 minuta të luajtura nga pankina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll