Sport

Marcelo: Hyjnizohet në Rio de Zhaneiro nga tifozët e Fluminense

Ish-futbollisti i Olympiacos mbërriti në vendlindjen e tij, Brazil, për t'u prezantuar nga skuadra e tij e re, Fluminense.

9 Mars 2023, 18:46 Nga DOSJA
Marcelo: Hyjnizohet në Rio de Zhaneiro nga tifozët e Fluminense

BRAZIL - Marcelo zbarkoi në Rio de Janeiro sot për t'u bashkuar me Fluminense dhe u përshëndet nga 500 tifozë të klubit brazilian në aeroportin Galeao. I mbështjellë me një flamur të Fluminense, Marcelo mbërriti me familjen e tij, pasi kishte përfunduar procedurat për lëvizjen e tij në Rio de Zhaneiro. “Çështjet burokratike dhe logjistike e penguan që mbrojtësi i majtë të mbërrinte më shpejt”, raporton gazeta braziliane “Globo”.

Fluminense ka planifikuar prezantimin e tij zyrtar për të premten në mbrëmje (10:30 me orën tone lokale), në Maracanã. Fansat do të mund të shijojnë edhe një koncert të reperit të njohur Filipe Rath, ndërsa pas prezantimit Marcelo, i cili do të mbajë fanellën me numrin 12, do të mbajë një konferencë për shtyp në tribunën e stadiumit.

Marcelo nënshkroi kontratë me Fluminense deri në dhjetor 2024 , me opsion rinovimi deri në fund të 2025. Ai u lirua nga Olympiacos më 24 shkurt dhe u kthye në vendin e tij 16 vjet pasi nisi rrugëtimin e tij në Evropë, me pesë tituj të Champions League të cilën e fitoi me Real Madridin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marcelo Vieira (@marcelotwelve)

Mbrojtësi i majtë 34-vjeçar e filloi karrierën e tij duke luajtur nga viti 2005 (17 vjeç) deri në 2007 në ekipin e parë, dhe në 40 ndeshje shënoi gjashtë gola dhe pati tre asistime, përpara se të huazohej (në janar 2007) te Real Madrid, për të pasuar Roberto Carlos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll