Sport

Henry: “Po të isha Harry Kane do të isha larguar nga Tottenham, nuk ka fituar asgjë, thjesht ka shënuar!”

Pas eliminimit të një mbrëmjeje më parë nga Milani nga faza e eliminimit direkt e Champions League-s, kanë qenë të shumtë opinionistët që kanë kritikuar drejtuesit dhe kanë këshilluar lojtarët e “Spurs”

9 Mars 2023, 19:32 Nga DOSJA
Henry: “Po të isha Harry Kane do të isha larguar nga Tottenham,

ANGLI - Thierry Henry këshilloi Harry Kane nga Tottenham. Ish-legjenda e Arsenalit dhe e kombëtares franceze beson se një lojtar me cilësinë e golashënuesit anglez duhet të shtojë tituj dhe jo vetëm të njihet për shumë gola.

“Po të isha Harry Kane, do të largohesha nga Tottenham. Ai duhet të zgjedhë atë që do, por ai do të ishte larguar tani. Kane duhet të dijë se ku dëshiron të shkojë. Një lojtar si ai, një sulmues i kalibrit të tij, nuk duhet të flasë vetëm për golat që ka shënuar kur i ka dhënë fund karrierës. Po të isha unë, nuk do të flija dot. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të dhe ai është një lojtar fantastik, por nëse shënimi i golave ​​ka qenë e vetmja gjë që ka bërë, është diçka e vështirë për t'u kuptuar”, theksoi ish-sulmuesi francez në një prononcim për CBS Sports.


Kane, 29 vjeç, ka një kontratë me Spurs deri në vitin 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll