Sport

Lewandowski ve në dyshim ‘tiki-taka’-n e Barcelonës: “Futbolli ka ndryshuar!”...

Sulmuesi polak zbuloi se çfarë ai mendon se ka shkuar keq për katalanasit në Champions League këtë sezon

9 Mars 2023, 18:44 Nga DOSJA
Lewandowski ve në dyshim ‘tiki-taka’-n e Barcelonës:

SPANJE - Robert Lewandowski ka folur për momentin aktual të Barcelonës dhe kujtoi se skuadra e Xavi Hernández po kalon një proces përshtatjeje me futbollin modern, madje duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e ‘tiki-taka’-s sot.

"ADN-ja e Barcelonës është gjithmonë në kërkim të një loje të mirë, por futbolli ka ndryshuar. Ne duhet të përshtatemi. Futbolli i Barcelonës 10 vjet më parë nuk funksiononte në të njëjtën mënyrë si tani. ‘Tiki-taka’ mund të mos funksionojë më tani", tha sulmuesi, i cili vuri në dukje se çfarë shkoi keq që katalanasit u eliminuan në fazën e grupeve të Champions League.

"Në Champions League, dëmtimet i komplikuan gjërat. Ne kemi një ekip shumë të ri dhe ishte një përvojë e re për të gjithë. Ishte e vështirë. Gabimet e vogla ndonjëherë janë shumë të shtrenjta. Nëse dëshiron të fitosh, nuk mund t'i bësh ato gabime.

Në Europa League, barazimi ishte shumë i balancuar. Tani jemi të fokusuar në La Liga dhe Kupën e Spanjës”,- tha ai, duke shtuar se përpiqet të ndihmojë më të rinjtë “jo vetëm me gola”, por edhe me “sjelljen dhe mentalitetin e tij. "

Aktualisht, 34-vjeçari, Lewandowski ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2026, por thotë se nuk mendon, se për sa kohë do të përfaqësojë vetëm katalanasit. "Dua të luaj në nivelin më të lartë për disa vite të tjera, nuk do të jetë një ose dy, do të jenë më shumë. Këtu e kuptojnë, në më shumë se një klub,"- pranoi ai duke iu referuar motos së Barçës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll