Sport

Habit Kylian Mbappe: “Ky është maksimumi ynë!”

PSG është në vendin e parë në tabelën e kampionatit francez, tetë pikë përpara Olympique de Marseille të vendit të dytë.

9 Mars 2023, 18:37 Nga DOSJA
Habit Kylian Mbappe: “Ky është maksimumi ynë!”

GJERMANI - Mbrëmë, Bayern mposhti PSG 2:0 në ndeshjen e kthimit të fazës së 16-të të kompeticionit më të mirë evropian për klube. Klubi gjerman u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1:0.

Mediat franceze kujtojnë se Mbappe erdhi tek PSG nga Monaco në vitin 2017 për 180 milionë euro, por ende nuk ka arritur të fitojë trofeun e Champions League me klubin nga Parisi. 

"Bayerni ndërtoi një klub për të fituar Ligën e Kampionëve dhe për ne ky është maksimumi. Duhet të pyesim veten pse është kështu. Duhet të kthehemi në jetën tonë të përditshme, që është kampionati francez," tha Mbappe.

PSG është në vendin e parë në tabelën e kampionatit francez, tetë pikë përpara Olympique de Marseille të vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll