Bota

Axhenda/ Kurti dhe Vuçiç konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e 18 marsit në Ohër

Borell dhe Lajcak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin e që më pas do të pasohet me një takim të nivelit të lartë trepalësh

9 Mars 2023, 19:19 Nga I.A
Axhenda/ Kurti dhe Vuçiç konfirmojnë pjesëmarrjen
Takimi Kurti-Vucic

BRUKSEL- Zyra e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Atje do të jetë i pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Gjithashtu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Borell dhe Lajcak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin e që më pas do të pasohet me një takim të nivelit të lartë trepalësh.

Siç ka njoftuar zyra e BE-së, takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes që çon në rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky takim në Ohër vjen pas atij në Bruksel ku dy shtetet janë pajtuar për planin franko-gjerman.

"Të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedoni e Veriut. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovë,  Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga BE.

 

josep borell miroslav lajcak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll