Bota

I mandatuari për formimin e qeverisë në Mal të Zi: Unë e mbështes Abazoviç për kryeministër nëse formon shumicën

Lekiç ka thënë se edhe pse ende ka statusin e mandatit, nuk do të ketë pengesa për formimin e qeverisë me Abazoviçin kryeministër.

9 Mars 2023, 18:53 Nga I.A
I mandatuari për formimin e qeverisë në Mal të Zi: Unë
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- I mandatuari i Malit të Zi për formimin e qeverisë, Demos Miodrag Lekiç ditën e djeshme u ka dërguar një letër liderëve të shumicës parlamentare të cilëve u kërkon informacion për të ditur nëse ka mbështetje të mjaftueshme për formimin e qeverisë së drejtuar nga Dritan Abazoviç. Lekiç ka thënë se edhe pse ende ka statusin e mandatit, nuk do të ketë pengesa për formimin e qeverisë me Abazoviçin kryeministër.

“Duke pasur parasysh se takimi i djeshëm që kam caktuar nuk ka pasur përfundim e aq më pak rezultat politik, jam i detyruar që për shkak të statusit ende të mandatuar t'u drejtohem kolegëve të mi. Takimi i djeshëm është ndërprerë me qëllim që kolegu Abazoviç të shikojë mundësitë e gjetjes së emrave të deputetëve që do ta mbështesin qeverinë me të në krye në parlament në një numër të mjaftueshëm, pra 41. Për sa më sipër, kërkoj një përgjigje për situatën e fundit në lidhje me mazhorancën e mundshme të gjetur që do ta mbështeste kolegun Abazoviç për formimin e qeverisë. E përsëris se për disa arsye nuk jam pengesë për këtë”, tha Lekiç.

demos miodrag lekiç dritan abazoviç

Sondazh

Poll