Bota

Propozimi i Komisionit Evropian: Ushqimet mund të konsumohen dhe pas datës së skadencës

Por nga studimet e fundit ka rezultuar se disa ushqime mund të hahen edhe pas disa ditësh por dhe muajsh pas skadencës.

9 Mars 2023, 18:22 Nga I.A
Propozimi i Komisionit Evropian: Ushqimet mund të konsumohen dhe pas
Foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian u paraqiti sot ekspertëve të shteteve anëtare një propozim për rishikimin e rregullave për datën e skadencës së ushqimeve. Deri tani ushqimet që u ka kaluar data e skadencës janë hedhur pasi njerëzit mendojnë se mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Por sipas studimeve më të fundit ka rezultuar se disa ushqime mund të hahen edhe pas disa ditësh por dhe muajsh pas skadencës.

Kjo kërkesë nuk është e re pasi gjatë pandemisë një sipërmarrje italiane propozoi të shtyhej data e skadencës për qumështin e freskët. Në vija të përgjithshme ushqimet që mund të rezistojnë dhe të jenë të shëndetshme edhe pas datës së skadencës janë ato që nuk kanë ujë, si orizi apo makaronat. Vezët ndërkohë mund të konsumohen edhe deri në tre ditë nga data e skadencës. Kosi i frutave deri në dy javë, por produkti humbet disa vlera ushqyese pasi i kalon afati.

komisioni evropian ushqimet e skaduara

Sondazh

Poll